Gjermania nën presion për fitore ndaj Suedisë, formacionet zyrtare

  • 23 June 2018 - 19:25
Gjermania nën presion për fitore ndaj Suedisë, formacionet zyrtare

Kampioni në fuqi i Kupës së Botës, Gjermania që tashmë është nën presion të madh pas humbjes ndaj Meksikës në ndeshjen e parë në Grupin F, do të ndeshet sonte me Suedinë. Gjermania dhe Suedia takohen në orën 20:00 në një...

Kampioni në fuqi i Kupës së Botës, Gjermania që tashmë është nën presion të madh pas humbjes ndaj Meksikës në ndeshjen e parë në Grupin F, do të ndeshet sonte me Suedinë.

Gjermania dhe Suedia takohen në orën 20:00 në një ndeshje të vlefshme për xhiron e dytë në Grupin F në Botërorin Rusia 2018.

Pas humbjes 1-0 ndaj Meksikës dhe paraqitjes së dobët, Gjermania duhet patjetër të fitojë kundër Suedisë nëse dëshiron të kualifikohet në mesin e 16 kombëtarëve më të mira.

Një fitore e mundshme e Suedisë do të thoshte eliminim për kampionin në fuqi dhe kalim tutje për suedezëve, të cilët do t’iu bashkëngjiteshin Meksikës që tashmë ka kaluar në rrethin tjetër.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave.

Image

 

(Kosova Sot)