Neville dhe Keane e ‘sulmojnë’ yllin e Bayernit e të Gjermanisë: “Po mendon se është Beckenbauer”

  • 25 June 2018 - 13:20
Neville dhe Keane e ‘sulmojnë’ yllin e Bayernit e të Gjermanisë: “Po mendon se është Beckenbauer”

Jerome Boateng a marrë kritika të shumta nga dyshja legjendare e Manchester United, Roy Keane e Gary Neville.

Si Keane, ashtu edhe Neville – nuk mendojnë se Boateng është aq i mirë sa thonë e sa ai mendon.

Ish-mesfushori i Manchester United, Roy Keane, pasi ka sulmuar Carlos Queiroz, ka drejtuar gishtin kundër Jerome Boateng. “Ecën në fushë si të ishte një ndeshje amatorësh. Po luan shumë keq. Thonë se ka 650 këpucë, nuk mund të jetë në rregull nga mendtë”, ka thënë Keane.

Edhe Gary Neville, ish-shoku i skuadrës i Keane, nuk i ka kursyer kritikat: “Nuk e kuptoj pse mendon se është bërë Beckenbauer, mendon se është më i miri. Ka luajtur me Guardiolan dhe ka filluar të mendojë se është një mbrojtës fantastik”.

Këto reagime të legjendave të “Djajve të Kuq” erdhën pasi Boateng mori dy karton të verdhë brenda 10 minutave, për t’i përjashtuar nga ndeshja me Suedinë, sfidë në të cilën Gjermania shpëtoi nderin duke mbetur ende në Botëror, pasi Toni Kroos realizoi golin e ëndrrave në minutën e fundit të ndeshjes.

(Kosova Sot)