Komuna e Klinës vjen me organizimin më të lodhët për përcjelljen e finales së Kupës së Botës

  • 15 July 2018 - 23:21
Komuna e Klinës vjen me organizimin më të lodhët për përcjelljen e finales së Kupës së Botës

Komuna e Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë organizimin më të lodhët të mundshëm të shikimit të një finaleje të madhe si ajo e Kupës së Botës për qytetarët e vet.

Kryetari i Komunës, Zenun Elezaj e ka bërë organizimin e shikimin të finales së Kupës së Botës 2018 mes Francës dhe Kroacisë të dielën pasdite, i cili është injoruar nga të gjithë, përveç disa fëmijë të vegjël.

Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, shihet një televizor tejet i vogël i mbështetur në një furgon dhe para tij disa karrige plastike në ambient të hapur, gjë që ilustron mënyrën dhe vendin më të papërshtatshëm për ta parë një lojë futbolli.

Qytetarët e Klinës natyrisht se janë ndarë të zhgënjyer me këtë organizim kaq të keq të kryetarit të tyre, saqë nuk kanë marrë pjesë në të fare.

Finalen e Botërorit 2018 e fitoi Franca pasi e mposhti Kroacinë 4-2.

 

 

(Kosova Sot)