Shikoni çfarë po i bëjnë Hazardit tifozët e Realit dhe Barçës

  • 16 July 2018 - 15:16
Shikoni çfarë po i bëjnë Hazardit tifozët e Realit dhe Barçës

Aventura e Eden Hazard në Botërorin e Rusisë përfundoi me vetëm vendin e tretë në botë, vend ky që Belgjika e siguroi pas fitores ndaj Anglisë.

Por, Eden Hazard ka një të ardhme të ndritur përpara, pas performancës së shkëlqyeshme në botëror.

Pas largimit të Ronaldos nga Real Madrid, ka zëra se vendin e tij mund ta zërë Hazard.

E këtë më së shumti po e dëshirojnë tifozët madrilenë – dhe jo vetëm. Tifozët e dy klubeve më rivale në botë, Real Madrid dhe Barcelona, i janë kthyer Instagramit të lojtarit për ta lutur atë që të shkojë në skuadrat respektive.

Llogaria e Hazard në Instagram është duke u pushtuar nga tifozët e këtyre dyja skuadrave, të cilët po e lusin atë që të vijë në Real dhe Barcelonë.

(Kosova Sot)