Milani e mëson fatin e vet nesër

  • 19 July 2018 - 19:16
Milani e mëson fatin e vet nesër

Milani do ta mësojë të premten rezultatin e ankesës në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ndaj përjashtimit nga Evropa Ligë.

Milani pritej ta merrte përgjigjën e CAS-it gjatë ditës së enjte, por agjencia e lajmeve ANSA ka njoftuar se vendimi do të merret pas orës 11 të mëngjesit të ditës së nesërme.

Kjo agjenci shpjegon se vendimi është shtyrë nga ndërlikimet e kësaj çështjeje, duke shtuar se seanca dëgjimore ka zgjatur plot shtatë orë.

UEFA i përjashtoi kuq e zinjtë nga Evropa Ligë për shkelje të rregullave të Financial Fiar play, si dhe për borxhet e klubit.

Po ashtu, Milani është marrë në pronësi të kompanisë amerikane Elliott Management, i cili i dha hua ish-pronarit të klubit Yonghong Li për ta kompletuar blerjen e klubit në vitin 2017.

 

 

(Kosova Sot)