S’ka fitues as pas kohës shtesë, fati i Prishtinës vendoset në penallti

  • 19 July 2018 - 21:58
S’ka fitues as pas kohës shtesë, fati i Prishtinës vendoset në penallti

Është mbyllur pa gola edhe koha shtesë prej 30 minutave mes Prishtinës dhe Fola Esch në ndeshjen e kthimit të rundit të parë kualifikues në Evropa Ligë në Mitrovicë.

Prishtina dhe Fola Esch nuk ishin në gjendje të shënonin as pas 30 minutave lojë shtesë në ndeshjen e kthimit të rundit të parë kualifikues në Evropa Ligë dhe tani do të shkohet në penallti për ta përcaktuar fituesin.

Në fillim të kohës shtesë Prishtina lëshoi dy raste ideale për të kaluar në epërsi, ndërsa mysafirët patën një rast të mirë krejt në fund.

Tani skuadra që kalon në rundin e dytë do të mësohet pas penalltive.

 

 

(Kosova Sot)