Roma e falënderon Alissonin, i uron fat në Liverpool

  • 19 July 2018 - 23:20
Roma e falënderon Alissonin, i uron fat në Liverpool

Roma e ka falënderuar portierin brazilian, Alisson Becker, në aventurën e tij të re në Liverpool.

Alisson është transferuar në Liverpool për hic më pak se 75 milionë euro, rekord botëror për një portier, në fillim të kësaj jave.

Portieri brazilian pritet t’i kryejë testet mjekësore në ditët në vazhdim para se ta kompletojë kalimin e tij te finalisti i sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve.

Në një postim në Twitter, Roma e falënderoi Alissonin për atë që ka dhënë për klubin, si dhe i uroi fat në aventurën e tij të re në ishull.

 

 

(Kosova Sot)