Ky lojtar akuzohet për vrasjen e portierit të ekipit kundërshtar

  • 23 July 2018 - 13:47
Ky lojtar akuzohet për vrasjen e portierit të ekipit kundërshtar

Dy persona janë arrestuar për vrasjen e portierit 25-vjecar, Facundo Espindola. Njëri nga ta është edhe futbollisti i San Telmos, Nahuel Oviedo.

Espindola, portier i klubit Almagro, është vrarë dje gjatë një përleshjeje në rrugët e Buenos Airesit. Pas disa goditjeve me grushte, një person nxori një thikë dhe preu fytin e portierit, thuhet në raportin e Policisë së Argjentinës. Arsyet e përleshjes janë ende të panjohura.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që  28-vjecari Oviedo është përfshirë në një krim. Në vitin 2011, ai u dënua për pjesëmarrje në një vjedhje.

Ekipi i San Telmos luanë në nivelin e tretë të futbollit argjentinas, ndërsa ekipi i Almagros në nivelin e dytë.


(Kosova Sot)