Tevez mezi pret të takohet me Messin
Dy argjentinasit do të takohen të mërkurën në Camp Nou, ku Boca Juniors do të luajë kundër Barcelonës për titullin e Joan Gamper Trophy.
Tevezi ka luajtur bashkë me pesë herë fituesin e topit të artë, Messin, për Kombëtaren e Argjentinës. Tani Tevez do të ribashkohet me Messin në Barcelonë, kur Boca do të takohet me kampionet e La Ligës për ndeshjen vjetore mes këtyre dyve.
“Është gjithmonë e bukur të luash përkrah tij. Kur luaja bashkë me të, kjo më bënte të lumtur. Kështu që, mundësia që kam të luaj kundër tij dhe ta shoh ata për së afërmi, do të më lumturojë gjithashtu”, ka thënë Tevez.
(Kosova Sot)