Barcelona kërkon të transferojë edhe lojtarë të tjerë

  • 16 August 2018 - 12:28
Barcelona kërkon të transferojë edhe lojtarë të tjerë

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka bërë të ditur se Barcelona është duke e vazhduar interesimin për lojtarë të ndryshëm deri sa të përfundojë afati kalimtar.

Gjatë këtij afati kalimtar, Barcelona e ka transferuar Arthurin, Malcolmin, Arturo Vidalin dhe Clement Lengletin.

“Afati kalimtar mbyllet më 31 gusht dhe ne do të vazhdojmë të jemi të vëmendshëm”, ka thënë Bartomeu.

Barcelona kanë shprehur interesim edhe për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogban. Megjithatë, ky transferim ka pas mundësi të ndodhë pasi që klubi anglez nuk dëshiron ta shesë francezin. 

(Kosova Sot)