FIFA ndryshon rregullat për radhitjen e Kombëtareve

  • 16 August 2018 - 14:38
FIFA ndryshon rregullat për radhitjen e Kombëtareve

FIFA ka publikuar sot ranglistën e re, të cilën e kryeson Franca pas triumfit në Kupën e Botës. Rregullat e përdorura për radhitjen e kombëtarëve në këtë ranglistë kanë ndryshuar në krahasim me ranglistat e kaluara.
Sipas formulës së re të FIFA-s, pikët do të shtohen ose të zbriten varësisht nga rezultati i lojës te pikët e grumbulluara më herët. Tani, nuk do të mblidhet mesatarja e pikëve për një numër ndeshjesh, siç ka qenë më herët.

Megjithatë, pikët do të zbriten nëse një kombëtare humbet ose barazon kundër një kombëtareje më të dobët. Përjashtim nga kjo rregull bëjnë ndeshjet në fazat eliminuese, si në Kupën e Botës.

Rregullat e reja i japin më pak rëndësi ndeshjeve miqësore dhe shumë rëndësi ndeshjeve te rregullta. Gjithashtu, ndeshjet në fazat eliminuese do të jenë më të rëndësishme se ato në fazën e grupeve. 

Tani, kombëtarët të cilat nuk kanë luajtur në asnjë ndeshje gjatë një periudhe do të kenë pikët e grumbulluara nga periudhat e mëhershme. Kjo ka bërë që kombëtaret si Shqipëria dhe Kosova, të cilat nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje që nga ranglista e kaluar për shkak të mospjesëmarrjes në Kupën e Botës, të mos i humbasin pikët e mëhershme.

(Kosova Sot)