Chelsea i ofron rinovimin e kontratës Willianit

  • 17 August 2018 - 09:38
Chelsea i ofron rinovimin e kontratës Willianit

Sulmuesi anësor brazilian, Willian, ka në tavolinë kontratën e re nga klubi londinez, Chelsea.

Willian kishte kaluar dy vite të palumtura nën drejtim e Antonio Contes, i cili nuk e shihte si zgjidhje të parë.

 

Qëndrimi më shumë në bankë sesa titull e kishte frustruar disa herë brazilianin që mendonte largimin nga Stamford Bridge.

Edhe skuadrat e mëdha të interesuara për shërbimet e tij nuk mungonin dhe disa herë provuan ta transferojnë, por që u refuzuan nga Blutë.

30-vjeçari brazilian pëlqehej nga Manchester Unitedi dhe Barcelona këtë verë, por është gati të zgjasë qëndrimin e tij me anën e Stamford Bridge.

Sipas mediumit The Sun, Willianit do t’i jepet një kontratë e re dyvjeçare me një rritje të ndjeshme page.

Marrëveshja e tanishme e Willianit është 120 mijë funte në javë dhe skadon në vitin 2020, ndërsa rinovimi mund t’ia sjell deri në 200 mijë funte në javë.

(Kosova Sot)