Mourinho: Darmian nuk do të largohet

  • 17 August 2018 - 20:01
Mourinho: Darmian nuk do të largohet

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho ka konfirmuar se ata kanë “hapur derën” për Juventusin dhe Interin për Matteo Darmian, por në fund ai do të qëndrojë në Old Trafford

Italiani ishte i lidhur gjatë tërë afatit për një rikthim në Serie A, me Juventusin që ishin të interesuar për shërbimet e tij.

Megjithatë, ata nuk dëshironin të paguanin më shumë se 13 milionë euro për transferin e tij, shumë që nuk ishte as afër 20 milionë euro sa kërkonte Manchesteri.

“Nuk mendoj që ai do të shkojë”, tha Mourinho në konferencën e sotme për shtyp. 

 

 

(Kosova Sot)