Ikona e Arsenalit Henry, trajner i Bordeaux

  • 17 August 2018 - 20:48
Ikona e Arsenalit Henry, trajner i Bordeaux

Ish lojtari i Francës, i cili ishte pjesë e skuadrës se Roberto Martinezit me Belgjikën në Botëror, po kërkon që të merr në menaxhim një ndeshje

Legjenda eë Arsenalit, Thierry Henry është duke e marrë në konsideratë detyrën e trajnerit të Bordeaux, derisa thuhet se francezi ka bërë edhe projektin për këtë skuadër.

Ish sulmuesi ikonë, i cili ka luajtur edhe për Juventusin dhe Barcelonën gjatë karrierës se tij, ende është pjesë e stafit të trajnerëve të Belgjikës ku trajner është Roberto Martinez.

40 vjeçari është gati që ti hyjë menaxhimit derisa këtë detyrë pritet t’ia ofrojë vendlindja e tij.

Bordeaux ka mbetur pa trajner pasi që e kanë suspenduar Poyet pasi komenteve që uruguaiani ka bërë duke e kritikuar klubin.

Henry është gati për këtë rol dhe ka kërkuar ta merr atë.

 

 

(Kosova Sot)