Ja sa do të jetë paga e De Geas në kontratën e re me Unitedin

  • 20 August 2018 - 08:54
Ja sa do të jetë paga e De Geas në kontratën e re me Unitedin

David De Gea pritet ta nënshkruajë kontratën e re me Manchester Unitedin me një pagë prej 223,000 mijë eurosh në javë.

Kontrata e 27-vjeçarit do t’i skadojë në fund të këtij stinori.

Spanjolli ka shprehur dëshirën për ta nënshkruar një kontratë afatgjate me Unitedin.

De Gea është pjesë e “Djajve të Kuq” që nga viti 2011 pas transferimit nga Atletico Madrid, është përfolur disa herë për një largim të tij nga “Old Trafford”, mirëpo ai ka vendosur të jetë besnik ndaj Manchester Unitedit edhe për disa vite.

(Kosova Sot)