Balotelli? Ngjarje e komplikuar

  • 20 August 2018 - 22:58
Balotelli? Ngjarje e komplikuar

Presidenti i Nice Jean-Pierre Rivere nuk do të diskutojë të ardhmen e Mario Balotellit pasi që të e konsideron shumë të komplikuar

Agjenti i italianit, Mino Raiola kishte thënë se lojtari i tij do të jetë lojtar i lirë këtë verë, gjë që kishte tërhequr pas interesin e Marseille.

Megjithatë, më vonë u zbulua që Super Mario ka kontratë edhe një vit me Nice dhe L’Equipe shkrunte se ata kërkonin 10 milionë euro për shërbimet e tij.

Marseille e ka bërë të qartë se ata nuk dëshirojnë që të paguajnë këtë shumë e as agjentin e tij Raiola.

Me vetëm 11 ditë derisa të mbyllet afati i transferëve në Francë, pronari i Nice nuk di se çfarë do të ndodh.

“Sa më shpejt që ka ndonjë marrëveshje për këtë temë do ua shpjegojë”, ka thënë Rivere për RMC Radio.

“Ju keni një klub që ka një lojtar dhe klubi është ai që ja jep biletën largimit të lojtarit. Ne e respektojmë marrëveshjen xhentëlmenë, bashkë me agjentin e tij. Pastaj janë palët e treta të cilat i dinë këto kushte – për momentin është shumë e komplikuar”, ka thënë ai. 

 

 

(Kosova Sot)