Carragher mbron Salahun për penalltinë kontraverse

  • 20 August 2018 - 23:26
Carragher mbron Salahun për penalltinë kontraverse

Sulmuesi i Reds e fitoi një penallti në rrethana të çuditshme në pjesën e parë kundër Crystal Palace, të cilën e shndërroi në gol James Milner

Jamie Carragher ka mbrojtur vendimin e arbitrit që t’i jepet penallti Mo Salahut e cila më vonë u konsiderua si kontraverse, sonte gjatë ndeshjes kundër Crystal Palace në Slehurs Park.

“Ai mund të rrinte në këmbë por pse të rrinte?”, tha 40 vjeçari për Sky Sports. “Sakho e mbërthej atë. Nuk mendoj që Salah ishte duke e parë. Ai ishte duke menduar për ta godsitur topin, por nuk mendoj se e përdori kundërshtarin për t’u rrëzuar”.

Edhe Gary Neville që ishte bashkë me Carragher u pajtua duke shtuar: Ishte një gabim nga Sakho. Ishte shumë vonë në reagim. Por ishte një rrëzim teatral, të cilin e shohim se e bëjnë shumë lojtarë. Arbitri kishte pamje perfektë. Kështu që nuk dyshoj fare në mendjen e Micheal Oliver. 

 

(Kosova Sot)