Liga e Kampionëve, një aventurë me plot emocione

  • 28 August 2015 - 09:08
Liga e Kampionëve, një aventurë me plot emocione

Liridon Latifi i lumtur me atë që përjetoi në champions me Skënderbeun

“Liga e Kampionëve ishte një ëndërr për mua, e cila u realizua dhe më dha shumë emocione. Ky kompeticion të bën të ndihesh futbollist botëror. Asnjëherë nuk do t’i harroj përjetimet e kësaj gare, të cilat mendoj se do t’i dëshironte çdo futbollist”, ka thënë Liridon Latifi

Skënderbeu aventurën e tij e vazhdon në Ligën e Evropës

Nëse për çdo futbollist paraqitja në Ligën e Kampionëve është ëndërr, atëherë kjo ëndërr për futbollistin prishtinas, Liridon Latifi, veçse është realizuar. Arritja historike me Skënderbeun në Ligën e Kampionëve ku e preku “Play-Off”-in dhe vetëm fati iu mungoj që të futen në fazën e grupeve, nuk do të harrohet kurrë nga Latifi, i cili në taborin korçar cilësohet si njëri nga kontribuuesit më të mëdhenj në këtë sukses. Ish futbollisti i Prishtinës, në një bisedë për gazetën “Kosova Sot”, ka folur për emocionet që i ka ofruar kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Evropë, ndeshjen më të vështirë gjatë kësaj periudhe, eliminimin nga Dinamo e Zagrebit, për kundërshtarët e dëshiruar në fazën e grupeve në Ligën e Evropës, për Kombëtaren shqiptare si dhe për Përfaqësuesen e  Kosovës dhe mungesën e ftesës për grumbullimin në ndeshjen miqësore kundër Burkina Fasos... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)