Messi: Kurrë s'kam menduar ta lë Argjentinën

  • 28 August 2015 - 13:04
Messi: Kurrë s'kam menduar ta lë Argjentinën

Humbja e Argjentinës në finalen e Kupës së Amerikës ndaj Kilit, bëri që në drejtim të tij të vërshënonin një lumë kritikash, nga tifozët dhe shtypi vendas.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Lionel Messit që gjithsesi kurrë nuk ka menduar ti japë lamtumirën përfaqësues albiceleste.

28-vjeçari shprehet se nuk është ndierë mirë kur ka dëgjuar të tilla fraza si për shembull ” Messi nuk e meriton Argjentinën apo edhe Leo nuk është një futbollist i denjë për këtë kombëtare”.

” Kurrë nuk kam deklaruar se do të largohem nga kombëtarja. Pas humbjes ndaj Kilit, kritikat e njerëzve më vranë shumë por unë do të vazhdoj ta jap maksimumin për Argjentinën", tha ai.

Me 4 shtator, Argjentina do të ketë përballë Bolivinë në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa 4 ditë më pas do të sfidojë Meksikën në Dallas.