Juventus nje hap larg Draxler, Coman te Bayerni

  • 29 August 2015 - 15:21
Juventus nje hap larg Draxler, Coman te Bayerni

Juventus nuk heq dorë nga Julian Draxler. Shoqëria bardhezi ka bërë hapa të mëdha përpara në bisedimet me Schalke 04 edhe pse disa javë më parë shoqëria gjermane i mbylli derën Zonjës së Vjetër për shkak të ofertës së ulët. Beppe Marotta ka rritur të gjejë formulën për të gjetur gjuhën e bashkëpunimit me drejtuesit e klubit gjerman dhe pritet që sulmuesi i talentuar të bashkohet me kampionët e Italisë gjatë orëve të fundit të merkatos. Çmim kartoni plus bonuese për arritjet e lojtarit dhe skuadrës, ky është propozimi i Juventusit që mesa duket e ka kënaqur klubin e “Minatorëve”. Sipas mediave italiane, blerja e Pierre-Emile Hojbjerg nga Schalke e lehtësoi edhe më shumë operacionin pasi në praktikë bëhet fjalë për një lojtar pothuajse identik me Draxler për të cilin Schalke mund të përfitojë 25 milionë Euro menjëherë dhe 7 bonuese. Në rast se Draxler zyrtarizohet atëherë do të jetë i riu Coman që do të sakrifikohet për t’u transferuar te Bayerni i Mynihut që është gati të paguajë 5 milionë Euro për huazimin e tij. Një alternativë tjetër për Juventusin mbetet edhe belgu Alex Witsel, por Zenit St. peterburg nuk kërkon të dëgjojë oferta nëse klubet e interesuar nuk plotësojnë kërkesat financiare të rusëve dhe në këtë mënyrë, bardhezinjtë duhet të bëjnë një sforcim të fundit për qershinë mbi tortë të merkatos së verës.