Moto GP, pole position dhe rekord për Marquez në Britani

  • 29 August 2015 - 16:42
Moto GP, pole position dhe rekord për Marquez në Britani

Është Marc Marquez ai që do të udhëheqë grupin e pilotëve në startin e garës së Silverstone. Kampioni i Botës regjistroi kohën më të shpejtë, 1 minuta e 34 të qindtat duke lënë pas dy spanjollët e tjerë Lorenzo dhe Pedrosa në provat e lira për Çmimin e Madh të Britanisë. Në radhën e dytë do të niset Valentino Rossi, i cili regjistroi kohën e katërt më të mirë me Pol Espargaro dhe Smith që plotësuan linjën e 6 të parëve. Një pole position i paralajmëruar për pilotin e Hondas zyrtare, i cili përmirësoi kohën e regjistruar në testet e lira, duke treguar muskujt përpara dy kryesuesve të klasifikimit, Jorge Lorenzo dhe Valentino Rossi, Yamaha e të cilëve nuk arriti të përshtatej me pistën britanike ku do të zhvillohet nbjë tjetër betejë e ashpër.

Koha e regjistruar nga Marquez vendos edhe rekordin absolut në Silverstone. Spanjolli i Hondas e përmirësoi kohën e vjetër me rreth gjysmë sekonde, duke konfirmuar momentin pozitiv që po kalon. Jorge Lorenzo kryeson klasifikimin me 211 pikë, po aq sa “Doktori” por me 5 fitore sezonale, 2 më shumë se italiani.