E konfirmuar: Bashkimi me trajner të ri (Foto)

  • 31 August 2015 - 12:40
E konfirmuar: Bashkimi me trajner të ri (Foto)

Bashkimi ka konfirmuar se trajneri i ri për skuadrën e tyre është malazezi, Peter Mijoviq.

Klubi i basketbollit nga Prizreni është duke bërë përgatitjet për sezonin e ri të garave në Kosovë, por edhe për Ligën e Ballkanike.

Konfirmimin zyrtar e ka dhënë faqja zyrtare e BIBL. 33 vjeçari, tashmë ka eksperiencë në vendlindjen e tij.

Deri më tani ai ka drejtuar klubin malazez, Zeta, dhe gjithashtu ka punuar me grupmoshat e reja të Buduçnostit, KK Podgorica dhe KK Mornarit.

Bashkimi është në grupin B, të Ligës Ballkanike së bashku me KB Peja, BC Levski 2014, KK Sutjeska dhe KK Lovcen Basket.