Anthony Martial në Manchester.

  • 31 August 2015 - 14:40
Anthony Martial në Manchester.

Sipas gazetës angleze “Sky Sports”, Monaco dhe Martial kanë arrit tashmë marrëveshje për transferimin e tij në Old Trafford dhe se zyrtarizimi mund të bëhet në këto orë të fundit të transfereve.

Kombëtarja franceze e ka liruar lojtarin për të udhëtuar në Angli për t’i kryer testet mjekësore e më pas do të rikthehet sërish në përfaqësuese, ku janë duke i bërë përgatitjet për miqësoren që do ti ketë Franca.

Manchesterit pritet ti paguaj Monakos, rreth 36 milionë funta, për mesfushorin francez.

19-vjeçari ishte duke u kërkuar edhe nga skuadrat tjera angleze Chelsea dhe Tottenham, por ai është i vendosur për të zgjedhur Manchester United.