Salah e përshkruan Kloppin si shok të ngushtë

  • 18 September 2018 - 15:09
Salah e përshkruan Kloppin si shok të ngushtë

Mohamed Salah beson se Jurgen Klopp e di saktësisht sesi t’i trajtojë më së miri lojtarët e tij dhe thotë se me të ka një marrëdhënie shumë të ngushtë miqësore që prej mbërritjes në Liverpool verën e vitit 2017.

Salah gëzoi një sezon mahnitës debutues në “Anfield”, duke i shënuar 44 gola në të gjitha garat duke i ndihmuar Liverpoolit të arrijë në finale të Ligës së Kampionëve dhe ta zërë vendin e katërt në Premierligë.

Të kuqtë i kanë fituar të gjitha pesë ndeshjet e para deri tani në Premierligë dhe sonte e nisin kampanjën e re në Ligën e Kampionëve si nikoqirë të super gjigantit francez, PSG-së.

“Prej ditës sime të parë në Liverpool, ai më ka trajtuar si shok. Nisem të bisedonim dhe pashë diçka të fortë mes nesh qysh në fillim”, tha Salah për France Football.

“E gjitha që mund ta them është se ai e trajton çdo lojtar shumë mirë. Të gjithë ndihen mirë me të”, shtoi ai


(Kosova Sot)