Griezmann: S’e bëra për para

  • 18 September 2018 - 15:47
Griezmann: S’e bëra për para

Antoine Griezmann ka insistuar se nuk ka qëndruar në Atletico Madrid për para, por për dashuri.

Griezmann mendohej se do të kalonte te Barcelona gjatë afatit kalimtar veror, pasi spekulimeve të vazhdueshme gjatë gjithë sezonit 2017/18 se ai do t’i bashkohej gjigantit katalonas.

Megjithatë, gjatë verës sulmuesi francez u dha fund spekulimeve duke njoftuar përmes një videoje të shkurtër se do të vazhdonte me Atleticon.

E kur iu tha atij se disa tifozë të Atleticos mund të mendojnë se ai ka qëndruar për para në klub, Griezmann e mohoi, duke thënë se paraja nuk është gjëja më e rëndësishme për të.

“Nuk kam qëndruar për atë arsyeje, sepse praja nuk është gjëja më e rëndësishme për mua. Unë rri aty ku më duan më së shumti, aty ku më dhurojnë dashuri dhe më shumë adhurues”, tha Griezmann.


(Kosova Sot)