Prishtina prapë nuk bind, pas dy barazimeve mezi fiton kundër Gjilanit

  • 19 September 2018 - 20:21
Prishtina prapë nuk bind, pas dy barazimeve mezi fiton kundër Gjilanit

FC Prishtina ka mundur sot në stadiumin Fadil Vokrri Gjilanin me rezultat 1-0. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën 80 nga Diar Miftaraj

Me në fund FC Prishtina ka fituar.

Pas dy barazimëve zhgënjyese prishtinasit sot kanë fituar kundër Gjilanit, në një ndeshje që ishte shtyrë shkaku i mospranimit teknik të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Prishtinën që sulmuan por që Gjilani arriti që të mbrohet për mrekulli.

Megjithatë, ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë prapë Prishtina kërkonte golin, me gjilanasit të cilët dinin të mbroheshin shumë mirë.

E kjo mbrojtje thehet në minutën e 80, kur Diar Myftaraj shënon me kokë.

Ky gol i jep 3 pikë Prishtinës që barazohet me Ferronikelin më 11 pikë, por ka dy më pak se Flamurtari që ka 13 dhe golavarazh me të dobët sesa skuadra drenicase.

Në vikend FC Prishtina udhëton në Gjilan ku ka punë me skuadrën tjetër të këtij qyteti, Dritën. 

 

(Kosova Sot)