Goditje e Juves, merr Hernanes. Interi blen Felipe Melon

  • 31 August 2015 - 17:40
Goditje e Juves, merr Hernanes. Interi blen Felipe Melon
Juventusi bën goditjen e radhës në ditën e fundit të merkatos. Bardhezinjtë arritën marrëveshjen me Interin për transferimin e Hernanes në Torino. Klubi bardhezi do të paguajë 11 milionë euro për kartonin e brazilianit, i cili largohet pas një viti e gjysmë nga Interi. Ndërkohë klubi ziklatër ka lëvizur në aksin Milano – Stamboll, duke arritur marrëveshjen për transferimin e Felipo Melos, i cili do të rikthehet pas katër vitesh në Serinë A.