Kovac: Benfica skuadër e jashtëzakonshme, duam të shkojmë larg në Ligën e Kampionëve

  • 20 September 2018 - 10:05
Kovac: Benfica skuadër e jashtëzakonshme, duam të shkojmë larg në Ligën e Kampionëve

Niko Kovac ka folur pas ndeshjes së fituar të Bayern Munichut në udhëtim te Benfica në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët kanë arritur të marrin një fitore të madhe në udhëtim te Benfica, duke filluar kështu sezonin e ri të Ligës së Kampionëve me fitore.

Kjo fitore dhe paraqitje e ekipit i ka pëlqyer shumë trajnerit të tyre kroat, Kovac, i cili thotë se synimet e klubit janë të shkojnë larg në këtë garë.

“Ne dëshironin të fillojmë mirë në Bundesligë dhe në Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Kovac pas ndeshjes.

“E dinim që Benfica ka një skuadër jashtëzakonisht të mirë. Janë të drejtpërdrejtë dhe përpiqen të shkojnë shpejt në zonë”,

“Duhet të luftojmë tashmë, kemi lënë shumë mundësi të mira në ndeshje ndaj Benficas”.

“Mund të kishim vendosur lojën më herët”.

“Duam të shkojmë larg në Ligën e Kampionëve, duhet të vazhdojmë të jemi të fokusuar tani”, përfundoi trajneri kroat.

(Kosova Sot)