Pogba: Kemi mentalitet më të fortë

  • 20 September 2018 - 10:49
Pogba: Kemi mentalitet më të fortë

Mesfushori francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka thënë se ata kanë mentalitet më të fortë pas tri fitore radhazi, dy në Premierligë, ndërsa e treta dje në Ligën e Kampionëve kundër Young Boys.

Pasi i kishte humbur dy nga tri ndeshjet e para të Premierligës, Unitedi u rikthye fuqishëm, duke siguruar fitore kundër Burnley dhe Watfordit në Premierligës.

Përveç këtyre dy ndeshjeve të Premierligës, “Djajtë e kuq” e fituan edhe ndeshjen e parë të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, kundër Young Boys në Zvicër, me rezultat 3-0.

Pogba shënoi dy golat e parë të ndeshjes, njëra prej të cilëve ishte nga pika e penalltisë, ndërsa tjetrën e shënoi bashkëkombësi i tij, Anthony Martial. Pas ndeshjes, Pogba tha se përkundër që ata mund të kishin luajtur edhe më mirë, ai është i kënaqur me ndeshjen.

“Natyrisht, kur fiton je më i lumtur, tani kemi edhe mentalitet më të fortë sepse po përmirësohemi. E ndryshuam skuadrën, por tani edhe lojtarët e rinj janë bërë menjëherë pjesë e ekipit, dhe kjo gjë ishte shumë e nevojshme për ne”, ka thënë Pogba.

“Është një fitore shumë e rëndësishme sepse ishte ndeshja e parë e Ligës së Kampionëve, kishin nevojë të fillonim mirë, gjë të cilën e bëmë. E morëm rezultatin që deshëm. Ndoshta performanca mund të kishte qenë më e mirë, por ne e kemi këtë rezultat dhe tri pikët”.

“Kështu që jam shumë i lumtur që kam shënuar dhe që isha vendimtar në këtë fitore për skuadrën time. Nëse e bëj këtë, të tentoj ta ndihmoj skuadrën sa më shumë, nëse mund të shënoj dhe asistoj, atëherë kjo gjë është e mrekullueshme”.


(Kosova Sot)