Pochettino: Lëndimi i Lloris mund të lidhet me dënimin për vozitje

  • 21 September 2018 - 12:18
Pochettino: Lëndimi i Lloris mund të lidhet me dënimin për vozitje

Trajneri i Tottenham ka pranuar se problemi në yje i portierit të parë të Tottenham mund të lidhet me një lëndim që ai e ka marrë jashtë fushe

Trajneri i Tottenhamit Mauricio Pochettino ka treguar es lëndimi në ije i tij mund të jetë shkaku i votijes se Hugo Lloris gjatë vozitjes në ndikim të alkoolit.

Portieri dhe fituesi i Botërorit ka dëmtuar muskujt e këmbës së tij gjatë ndeshjes se Premier Ligës, kundër Manchester United më 27 gusht po ashtu.

Megjithatë, kjo ndodhi katër ditë pasi që 31 vjeçari u arrestua pasi që ishte zënë i bërë tapë në timonin e Porsche Panamera në qendër të Londrës.

“Mendoj që ai ishte nën stres gjatë ndeshjes kundër Manchester United. Ndoshta stresi e ka krijuar edhe lëndimin. Lëndimi tani po i ndihmon që të këtë pak kohë dhe të mendojë më shumë, të relaksohet më shumë. Për të luajtur pas asaj çfarë ndodhi ishte edhe një stres më i madh për të”.

Lloris, i cili u dënua për 500 mijë funte dhe ju mor leja e vozitjes, nuk pritet që të kthehet në aksion për momentin kurse Pochettino ka dhënë indikacione se lëndimi i tij nuk “është një problem i madh”.

“Ne ende nuk e dimë kurë”, ka thënë trajneri i Spurs kur është pyetur për ditën e rikthimit të tij.

“Ne shpresojmë që sa më shpejt por ne mendojmë se nëse gjithçka shkon sipas planit ai do të kthehet javën  e ardhshme”. 

(Kosova Sot)