Totti: Ja pse e godita Balotellin

  • 21 September 2018 - 13:25
Totti: Ja pse e godita Balotellin

Francesco Totti ka pranuar se goditja e tij në Mario Balotellin ishte e “tmerrshme” por ka insistuar se “ishte rezultat i disa viteve” pasi që ai “vazhdimisht e kishte fyer atë’

Totti ishte përjashtuar nga loja pasi që kishte goditur Balotellin gjatë humbjes se Romës kundër Interit në maj të 2010’ës kurse ikona e Giallorossi është pyetur për këtë incident nga La Repubblica.

“Milan me dëshironte mua kur isha 12 vjeç? Në këtë rast, ‘jo’-ja erdhi nga familja e ime, sidomos nga nëna”, ka thënë ai për gazetën.

“Ajo është e modës së vjetër: e ashpër, e vendosur. Babai imë punonte natën, kështu që ishte ajo e cila gjithmonë ishte pas meje. Ajo me donte për veten e saj”.

“Goditja e ime në Balotellin? Ai ishte provokativ për disa vite. Ai më sulmonte mua dhe tifozët e Romës. Ishte një gjë e ndërtuar për disa vite e cila pastaj eksplodoj. Ishte një faull i tmerrshëm, vetëm për ta lënduar atë. Por pastaj, çuditërisht, lojtarët e Interit nuk u konfrontuan më mua. Derisa largohesha nga fusha, Maicon ma caku dorën. Ndjenja e ime ishte se edhe në mes të bashke lojtarëve të tij, kishte irritim nga Balotelli”.

(Kosova Sot)