Messi dhe 10 specialistët e gjuajtjeve të lira – në mesin e tyre pritet të hyjë edhe një shqiptar

  • 21 September 2018 - 16:27
Messi dhe 10 specialistët e gjuajtjeve të lira – në mesin e tyre pritet të hyjë edhe një shqiptar

Kapiteni i Barcelonës Lionel Messi shënoi një gol të bukur nga goditja e lirë kundër PSV Eindhoven gjatë ndeshjes së parë të grupeve në Ligën e Kampionëve, duke treguar edhe njëherë pse ai konsiderohet ekzekutuesi mëi mirë në histori i këtyre goditjeve

Trajneri i skuadrës holandeze u përpoqe që të vëntë Mark van Bommelin në mur në mënyrë që të neutralizohet goditja e fuqishme e Messi dhe që ai të godiste ulët në vend që të godiste lart.

Triku i Van Brommelit, megjithatë mbeti një anekdotë sepse Messi e gjeti përsëri në mënyrë mjeshtërore për ta mposhtur Jeroen Zoet derisa topi hyri në cepin e majtë të portës.

Numri 10 ka regjistruar 42 gola nga goditjet direkt të lira në karrierën e tij si profesionist – 36 me Barcelonën dhe gjashtë të tjera me Kombëtaren e Argjentinës.

Making a ranking of the best free kick takers in history is not an easy task, as there are many players ëho deserve to enter the top 10.

Pele, Assuncao, Roberto Baggio, Alessandro Del Piero, Alvaro Recoba, Rogerio Ceni, Teofilo Cubillas, Rivaldo, Michel Platini, Bernd Schuster, Milinko Pantic, Vassily Tsartas, Zinedine Zidane dhe disa të tjerë konsiderohen si specialist të gjuajteve të lira, por më poshtë do ti renditim 10 më të mirët.

Roberto Carlos

Roberto Carlos kishte një të majtë të fortë. Ai shënoi 25 gola nga goditjet direkte të lira në 11 vite sa ishte lojtar i Real Madridit. Ka edhe disa lojtarë me më shumë gola se ai, por braziliani mbetet në histori për golin e jashtëzakonshëm të tij kundër Francës më 1997, një gol që ka definuar edhe ligjet e fizikës.

Lionel Messi

Messi ka shënuar pesë nga gjashtë goditjet direkte me klubin. Ai ka shënuar 26 në LaLiga, katër në Ligën e Kampionëve, triu në Copa del Rey, dy në super kupë të UEFA dhe një në Supercopa të Spanjës. Në përgjithësi, këtë sezon, shkalla e tij e suksesit është 22 për qind.

Andrea Pirlo

Një mjeshtër i vërtetë, italiani ka konvertuar 43 goditje të lira direkte për gol në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Sanisa Mihajlovic

I konsideruar nga të gjithë si njëri prej goditësve më të mirë në Europë, serbi e zhvilloi këtë aftësi sa ishte në Itali, ku kishte shënuar 50 gola nga goditjet e lira. Mbahet mend për tre gola që shënoi nga gjuajtjet e lira kundër Sampdorias.

Cristiano Ronaldo

Një tjetër lojtar i madh i goditjeve të lira, sulmuesi i Juventusit ka shënuar 56 gola nga goditjet e lira direkte deri me tani. Ai ka shënuar 14 (një nga to indirekt) me Manchester United, 34 me Real Madridin dhe tetë për Kombëtaren e Portugalisë. Ai është lojtari që ka shënuar më së shumti në Ligën e Kampionëve nga gjuatjet e lira.

Diego Maradona

Maradona ka shënuar 62 gola nga goditjet e lira. Çdo faul jashtë zonës është konsideruar gol në kohën e tij.

David Beckham

Anglezi është një tjetër specialist i gjuajtjeve të lira. Beckham ka shënuar 65 gola nga goditjet e lira në karrierën e tij.

Ronaldinho

Ai ishte një fantazist kur e kishte topin në këmbë. Kjo magji ka rezultuar çdo herë kur ai vinte në kontakt me topin dhe po ashtu kur kishte gjuajtje të lirë. Braziliani ka konvertuar 66 goditje të lira në gol gjatë karrierës së tij.

Juninho

Juninho ka shënuar 76 gola nga goditjet direkte të lira. Rekordi më i mirë i tij është me Vasco de Gama dhe Lyon. Me skuadrën e Brazilit ai i ka konvertuar 18 goditje të lira kurse me skuadrën e Francës 44. Kësaj i shtohet edhe katër gola të tjerë me Kombëtaren e Brazilit.

Zico

Numrat e Zicos janë shumë të mëdhenj. Ai ka shënuar 62 me Flamengon, 17 me Udinesen, 15 me Kashima dhe shtatë me Brazilin. Në total ka të shënuara 101 gola nga goditjet e lira.

Në botën e futbollit modern ka edhe lojtarë të tjerë që pritet të hynë në 10’ën e parë të lojtarëve që kanë shënuar më së shumti nga goditjet e lira. Në mesin e tyre është edhe një shqiptar, Enis Bardhi, derisa të tjerët janë:  Paulo Dybala, Iago Aspas, Philippe Coutinho, Antoine Griezmann apo Miralem Pjanic që kanë një shkallë prej 20 për qind të konvertimit të gjuajtjeve të lira në gol.

 

(Kosova Sot)