Liverpool ka gati ofertën për Barellan

  • 21 September 2018 - 16:45
Liverpool ka gati ofertën për Barellan

Liverpool thuhet se ka gati një ofertë prej 35 milionë euroshe për mesfushorin e Italisë dhe Cagliarit, Nicolo Barella

Daily Mail citon Calciomercato.com, e cila shkruan se Liverpoo i prin garës për Barellan pasi që Juventus është tërhequr nga lojtari.

Gazeta e përshkruan lojtarin si një “mesfushorë që e dominon mesfushën e Cagliarit dhe citon Andrea Pirlon duke lavdëruar aftësitë e tij gjatë ndeshjes se Cagliari – Milan, e ku rezultati ishte i barabartë 1-1.

21 vjeçari, i cili u ftua nga Kombëtarj e Italisë, ka qenë aktiv në çdo ndeshje të ishullorëve italianë gjatë këtij sezoni.

 

(Kosova Sot)