Tabarez edhe pse i sëmurë vazhdon kontratën me Uruguain

  • 21 September 2018 - 18:02
Tabarez edhe pse i sëmurë vazhdon kontratën me Uruguain

Oscar Washington Tabarez nuk dorëzohet kurrë dhe do të vazhdojë të jetë në kryet të Kombëtares së Uruguait edhe për pesë vite.   

71-vjeçari amerikano-jugor pavarësisht se vuan nga sindroma “Guillain Barre” që i kufizon lëvizshmërinë dhe nuk e lejon të qëndrojë në këmbë, nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Drejtuesit e federatës t’i shpërblyer besimin për punën e shkëlqyer që ka bërë gjatë këtyre 12 vite në krye të Uruguait ia kanë rinovuar kontratën edhe për katër vite.

Ai do të jetë në krye të përfaqësueses deri në përfundim të Kampionatit Botëror në Katar 2022.

Tabarez, i cili drejton Uruguain që nga viti 2006, fitoi Kupën e Amerikës në vitin 2011, ndërsa një kampionat më herët e dërgonte Uruguain në gjysmëfinalet e Botërorit të Afrikës së Jugut.

71-vjeçari ka fituar më parë Kupën Libertadores me Penarolin, disa trofe me Boca Juniors, ndërsa ka provuar dhe eksperiencën e futbollit italian, ku ka drejtuar ekipet e Cagliarit dhe Milanit.

 

(Kosova Sot)