Lëndohet ylli i Interit
Interi ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Joao Miranda mungoi në fitoren e zikaltërve 2-1 ndaj Fiorentinës shkaku i një lëndimi.
Mësohet se mbrojtësi braziliani vuan nga një problem në kyçin e këmbës.
Miranda fillimisht u thirr për ndeshjen ndaj Violas në “San Siro” të martën mbrëma, por në fund nuk u ul as në stol.
Duke e shpjeguar mungesën e tij, Interi ka shkruar në Twitter: “Miranda nuk do të jetë në dispozicion të Luciano Spallettit për shkak të një inflamacioni në kyçin e këmbës së majtë”.
“Braziliani u largua nga kampi stërvitor para se ekipi të nisej për ndeshje dhe do të vlerësohet në baza ditore”.
(Kosova Sot)