Zënka me Jose Mourinhon dhe heqja e shiritit të kapitenit, Paul Pogba kërkon largimin nga Manchester Unitedi

  • 26 September 2018 - 12:40
Zënka me Jose Mourinhon dhe heqja e shiritit të kapitenit, Paul Pogba kërkon largimin nga Manchester Unitedi

Sipas medieve angleze Paul Pogba nuk është më zëvendës kapiten i Manchester United, kjo pasi Jose Mourinhos vendosur një gjë të tillë.  

E gjithë kjo ka ndodhur pas ndeshjes së United me Wolves, ku barazuan në fund.

Mourinhos ka qenë ai që e ka kritikuar Paul Pogban para lojtarëve të tjerë dhe kjo ka bërë që ai të kërkojë largimin nga klubi.

Pogba edhe gjatë verës ka kërkuar një gjë të tillë, por që klubi kishte refuzuar largimin, me Barcelonën në atë kohë që ishin shumë të interesuar.

Mësohet se Pogba i ka kërkuar menaxherit të tij largimin në janar.

Edhe Manchester United e ka tashmë idenë se sa do të kërkojë nga shitja e lojtarit.

Mësohet se nuk do të pranohet asnjë ofertë më e ultë se sa 200 milionë funte.

Dy klubet që mund ta blejnë Poogban janë Barcelona dhe Juventus, me këtë të fundit që e ka bërë të famshëm. 

(Kosova Sot)