Wenger tallet me përforcimin e madh të Man Utd

  • 02 September 2015 - 15:54
Wenger tallet me përforcimin e madh të Man Utd

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka ngritur dyshime rreth vlerës së përforcimit të ri të Manchester Unitedit, Anthony Martial.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger dyshon tek vendimi i rivalit Manchester United për transferimin e Anthony Martial.

Sulmuesi francez u bë tinejxheri më i shtrenjtë pas kalimit në Old Trafford nga Monaco në marrëveshje që mund të vlejë deri në 80 milionë euro.

Andaj, Wenger ka disa fjalë për të.

“Kam dëgjuar se Martial ka shënuar 11 gola në Kampionatin francez. Kjo do të thotë mjaft”, deklaroi Wenger për “beIN Sports”.