Ramos: Kane do të shkëlqente në La Liga

  • 15 October 2018 - 09:42
Ramos: Kane do të shkëlqente në La Liga

Kapiteni i Real Madridit dhe i Spanjës, Sergio Ramos, beson se ylli i Tottenhamit i ka kualitetet për të shkëlqyer në La Liga.

Dy herë fituesi i Këpucës së Artë në Premierligë, ka qenë i lidhur me një kalim te kampioni i Evropës në vitet e fundit, transmeton Gazeta Express.

Kane i ka shënuar pesë gola me Tottenhamin deri më tani në këtë stinor.

“Harry Kane është një sulmues fizik dhe shumë i talentuar, ai i befason shumë mbrojtës, mirëpo nuk do të më befasojë mua”, ka thënë Ramos.

“Anglia ka edhe sulmues të tjerë, të cilët janë të rrezikshëm, mirëpo ne i kemi studiuar mirë, kështu që ata nuk do ta kenë mundësinë ta japin më të mirën”. 

Spanja dhe Anglia do të përballen sonte mes vete në kuadër të Ligës së Kombeve, ndeshja pritet të fillojë prej orës 20:45.

(Kosova Sot)