Lëndohet ylli i Barçës, do të mungojë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve

  • 15 October 2018 - 11:42
Lëndohet ylli i Barçës, do të mungojë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Thomas Vermaelen ka kaluar tashmë testet mjekësore këtë mëngjes në Barcelonë.

Mbrojtësi i Belgjikës mund të mungojë disa javë, pasi është lënduar në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij kundër Zvicrës.

Mbrojtësi qendror nuk do të luajë kundër Holandës në ndeshjen që Belgjika duhet të luajë në Bruksel dhe duket se gjithashtu nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet e rëndësishme që Barcelona do të zhvillojë këtë muaj.

Vermaelen duhej të largohej nga fusha në minutën e 73-të të ndeshjes, në të cilën Belgjika e fitoi me rezultatin 2-1 kundër Zvicrës në Ligën e Kombeve të premten.

 

(Kosova Sot)