Manny Pacquiao braktis boksin

  • 03 September 2015 - 12:44
Manny Pacquiao braktis boksin

Boksieri filipinas Manny Pacquiao do të zhvillojë edhe një duel të fundit në vitin 2016 para se të mbyllë karrierën e tij në ring dhe të nisë “aventurën” e re në politikë.

Lajmin e ka konfirmuar promotori i Filipinas, Bob Arum, që është në kërkim të një rivali për Pacquiao, ende në fazë rikuperimi pas operacionit në maj. Sfida e fundit e filipinasit është ajo ndaj Floyd Mayweather, më 3 maj, ku u mund me vendim unanim të gjyqtarëve, në Las Vegas.

Pacquiao duket se ka vendosur të nisë një karrierë të re, atë të politikanit dhe synon postin e Presidentit të Republikës në Filipine. Në karrierën e tij, filipinasi ka zhvilluar 63 duele si profesionist, ka fituar 58 prej tyre (38 me KO), ka 6 humbje dhe 2 barazime.

Për mediat amerikane, Arum tha sot “Pacquiao do të zhvillojë edhe një duel të fundit dhe objektivi i tij i ardhshëm është të bëhet senator në Parlamentin filipinas në zgjedhje e vitit të ardhshëm. Dhe, më pas, synimi i tij është posti i Presidentit të Republikës në Filipine. Unë mendoj se Manny do të zyrtarizojë tërheqjen nga sporti, pasi të sigurojë një vend në Senat”, tha Arum, duke shtuar “Më pas, ai do të “varë dorezat në gozhdë një herë e mirë”. 
Manny Pacquiao braktis boksin