Brazil – Argjentinës, super klasikja e futbollit

  • 15 October 2018 - 18:14
Brazil – Argjentinës, super klasikja e futbollit

Nuk ka patur luftra, as “grip politik”. Rivaliteti i ashpër sillet i gjithi rreth futbollit. Për më shumë se një shekull, Brazili dhe Argjentina kanë luftuar ethshëm mes veti, me top në këmbë.

Ato do të përballen edhe njëherë këtë javë, për të shkruar kapitullin e radhës në rivalitetin më të madh të futbollit ndërkombëtar shkruan Telesport.

Dhe konkurrenca vetëm është intensifikuar. Ndërkohë që lufta fillestare për supremacinë në Amerikën e Jugut u zhvillua mes Uruguait dhe Argjentinës, ndërsa futbolli u përhap në të gjithë kontinentin, rritja e “Selecao” deri në kombëtaren më të suksesshme ndërkombëtare në këtë sport e ka parë “Superclasico de las Americas” të bëhet derbi më dominues në botë.

Rivaliteti ishte rritur pas një serie betejash gjatë viteve 1950 dhe 1960 dhe u “themelua” më së miri nga koha që të dyja palët u takuan në një finale të Kupës së Botës, për herë të parë, në vitin 1974, kur turneu në fjalë mbërriti në Gjermaninë Perëndimore.

Rivelino i madh i dha “Selecao” kryesimin pas një gjysmë ore, pas një goditjeje me këmbën e tij të majtë “atomike”.

Por, goditja e lirë, e ekzekutuar nga Miguel Angel Brindisi, riktheu ekuilibrin rezultativ vetëm tri minuta më vonë. “Selecao” do të rikthehej në avantazh përsëri, pasi Jairzinho shënoi golin e fitores pesë minuta nga nisja e pjesës së dytë.

Katër vite më vonë, të dyja palët u takuan sërish, pasi Argjentina priti zhvillimin e një Botërori të diskutueshëm, të mbajtur nën një diktaturë brutale ushtarake.

Regjimi kishte shpresuar se fitorja në turne do të “ngurtësonte” një ndjenjë krenarie kombëtare dhe do të shmangte vëmendjen nga mijëra qytetarë argjentinas, që u “zhdukën”.

Të dyja kombëtaret u përplasën në fazën e dytë të grupit dhe regjistruan një barazim pa gola në atë që më vonë u quajt “beteja e Rosarios”.

Ndeshja e fundit e grupit e pa Brazilin të mundte Poloninë 3-1, duke i lënë rivalët e përjetshëm, që kishin nevojë për ta fituar ndeshjen e tyre përfundimtare kundër Perusë me katër gola të qartë, për të arritur në finale.

Në një nga ndeshjet më të diskutueshme në historinë e Kupës së Botës, Argjentina fitoi 6-0 kundër Perusë dhe shkoi në finale, ku mposhti Holandën, për të siguruar titullin e parë botëror.

Brazili dhe Argjentina u përplasën edhe në Kupën e Botës, katër vite më vonë, pasi skuadra mitike e Zico shpërtheu, duke fituar 3-1 në Barcelonë.

Duke qenë i anashkaluar për Kupën e Botës 1978, i riu Diego Maradona asokohe mbërriti në Spanjë, i dëshpëruar për të provuar se ishte më i miri në botë.

Megjithatë, pas golave të shënuar ??nga Zico, Serginho dhe Junior, u bë i mundur sigurimi i një fitoreje të rehatshme për “Selecao”. Maradona u dërgua jashtë fushe, kur kishin mbetur vetëm pesë minuta lojë.

Por, Diego nuk do të kishte shansin e fundit, pasi tetë vite më vonë u kthye në Europë, për të udhëhequr një skuadrat (Argjentinën) më të mëdha në historinë e turneut.

Në vitin 1990, “Selecao” po kalonte nëpër një krizë personaliteti, pa një titull botëror të fituar në njëzet vite.

“Humbësit e bukur” të vitit 1982 kishin kapur imagjinatën kolektive të mbarë botës, por dështimi i tyre për të sjellë në shtëpi trofeun kishte detyruar braktisjen e lojës së bukur braziliane në favor të pragmatizmit.

Brazili dominoi përplasjen e 1/8 finale në Torino, që nga fillimi, por herë pas here nuk arriti të bëjë përparim.

Dhe, me dhjetë minuta lojë të mbetura për t’u luajtur, Maradona u nis në një tjetër kryevepër të “markës” së tij, përpara se ta rrëshqiste topin te Claudio Caniggia, i cili shënoi golin e fitores.

Më vonë do të thuhej se mbrojtësi i majtë brazilian, Branco, ishte dorëzuar para “ujit të shenjtë” të legjendës argjentinase.

Pasi “piu një gllënjkë”, ai u bë i trullosur dhe u detyrua të largohej nga fusha. Tashmë jemi para një derbi të ri amerikano-jugor.

Të martën, rivaliteti pa kufi, i njohur andej si “Superclasico de las Americas”, arrin në Arabinë Saudite, për llogari të turneut global të këtij muaji të Brazilit.

 

(Kosova Sot)