Baresi: Do të jetë një derbi i mirë

  • 16 October 2018 - 10:27
Baresi: Do të jetë një derbi i mirë

Ish-lojtari i Milanit, Franco Baresi, ka folur para Derby della Madonnina.

Legjenda italiane mendon se do të jetë një derbi i barabartë, por beson se skuadra e Gennaro Gattuso të fitojë në fund.

“Do të jetë një derbi i mirë, i ekuilibruar, pastaj çdo gjë do të varet nga episodet dhe qasja. Besoj se do të jetë një ndeshje e mirë”.

“Higuain-Icardi? Dy sulmues të rëndësishëm që kanë rolin më të rëndësishëm në skuadër, shpresojmë që i joni të jetë më i mirë”.

“Gattuso? Mendoj se ka arritur të kalojë idetë e tij te skuadra, është dikush që nuk i lë gjërat palëvizur”.

“Ai e di se çka është Milani dhe këtë ia transmeton ekipit”, ka thënë Gattuso për Sky Sport 24.

Aktualisht në Serie A në vendin e tretë renditet Interit me 16 pikë, kurse te Milani në pozitën e dhjetë me 12 pikë. 

(Kosova Sot)