Pato s’e hedh poshtë mundësinë për t’u kthyer në Serie A

  • 16 October 2018 - 15:19
Pato s’e hedh poshtë mundësinë për t’u kthyer në Serie A

Sulmuesi brazilian, Alexandre Pato, e ka pranuar se ia ka marrë oferta nga disa klube të Serisë A gjatë kohës së tij në klubin Tianjin Quanjian, si dhe nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e kthimit në Milan.

Pato kishte filluar karrierën e tij në Evropë me kuqezinjtë, ku ishte transferuar nga klubi Internacional. Ai kishte luajtur për gjashtë vite në San Siro, para se të largohej, ku i kishte shënuar 63 gola në 150 paraqitje.

Karriera e Patos ka vazhduar në Angli, Spanjë dhe Kinë , por 29-vjeçari e ka pranuar se ai mund të kthehet në Itali, për ta vazhduar karrierën e tij si futbollist, ndërsa karriera e tij me klubin kinez përfundon në dhjetor të vitit 2019.

“Unë kam marrë disa oferta nga disa klube të Serisë A, por edhe nga ligat e tjera evropiane. Do ta shohim në fund të vitit. Jam shumë i lumtur që Leonardo dhe Maldini janë kthyer në Milan, edhe për ta, por edhe për tifozët”, ka thënë Pato.

“Kam biseduar me Leon disa herë dhe natyrisht, ka pasur disa shaka për kthimin tim në Milan. Duke i lënë anash shakatë, unë e kam edhe një vit në kontratën time në Kinë dhe pastaj do e shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Unë marrë shumë komente çdo ditë nga tifozët e Milanit në rrjetet sociale, nga Italia dhe nga e gjithë bota. Kjo më bën të lumtur dhe më bën të mendoj se përkundër viteve që kanë kaluar që kur jam larguar, vëmendja e tifozëve nuk është larguar asnjëherë”.

 

(Kosova Sot)