Coutinho e zemëron Liverpoolin

  • 17 October 2018 - 15:05
Coutinho e zemëron Liverpoolin

Liverpooli mund të ketë arsyeje për t’u zemëruar me ish-lojtarin e vet, Philippe Coutinhon, nëse pohimet e El Chiringuito de Jugones dalin të jenë të vërteta.

Mesfushori i Barcelonës duket se e ka rekomanduar klubin ta transferojë Roberto Firminon, si zëvendësues të Luis Suarezit.

Firmino po kalon nëpër formë të lartë nën urdhrat e Jurgen Kloppit në Liverpool dhe thuhet se gjiganti spanjoll është i mahnitur me nivelin e punës dhe presingun e madh që ai bën në fushë.

Firmino ishte ndër lojtarët kyc në arritjen e Liverpoolit në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

(Kosova Sot)