Kroos: Humbja ndaj Francës ishte më argëtuesja

  • 17 October 2018 - 15:54
Kroos: Humbja ndaj Francës ishte më argëtuesja

Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos, ka thënë se disfata që pësoi ai me Kombëtaren e Gjermanisë ndaj Kombëtares së Francës për Ligën e Kombeve ishte një nga disfatat më argëtuese në karrierën e tij.

Skuadra e Joachim Low pësoi një disfatë zhgënjyese në ndeshjen ndaj Francës, të cilën e humbën me rezultat 2-1. Në këtë ndeshje, Kroos e shënoi golin e parë nga pika e penalltisë.

Gjermanët u përballen me Francën pas ndeshjes ndaj Holandës, e cila ishte edhe më zhgënjyese për gjermanët, pasi që ata pësuan disfatë me rezultat 3-0, për shkak të golave të Virgil Van Dijk, Memphis Depay dhe Georginio Wijnaldum.

Ky vit nuk ka qenë shumë i mirë për gjermanët, pasi që ata dështuan edhe në turneun e Kupës së Botës në Rusi, ku nuk arritën të kualifikohen nga faza e grupeve. Mesfushori gjerman beson që në mesin e këtyre disfatave, ajo kundër Francës ishte më argëtuesja.

“Natyrisht, do të doja të kisha më shumë opsione, dhe ishte kështu. Në fushë, ishte një ndër disfatat më argëtuese sepse ne po performonim mjaft mirë. Pas disa ditëve, kur u goditëm rëndë, ne u ngritëm përsëri dhe performuam ashtu siç shpresonim”.

“Natyrisht, jam i zhgënjyer. Veçanërisht kur e dominon ndeshjen, kur gjërat po funksionojnë ashtu siç ishte planifikuar. Tani për tani, nuk ka dhurata për ne”.

(Kosova Sot)