Higuain: Krenar që e jam mentor i Cutrones

  • 18 October 2018 - 20:34
Higuain: Krenar që e jam mentor i Cutrones

Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain është “krenar” nëse Patrick Cutrone e përcjell atë por thotë se ai ende “nuk e konsideron veten mësues”

Argjentinasi ju bashkua kuqezinjve si i huazuar nga Juventusi këtë verë dhe me pedigrenë e tij të shënimit të golave ai duket se shihet si një rol model për shokun e tij të ri të skuadrës.

“Nuk e konsiderojë vetveten një mësues për askënd”, tha Higuain për Milan TV.

“Nëse ai më sheh mua si një shembull kjo me bën krenar, do të thotë se ja kam dalë mirë në karrierën time. Nëse mund ta trajnojë atë po ashtu do të jetë kënaqësi për mua”.

“Lucas Biglia? Kam raporte me Lucasin për disa vite në Kombëtare. Ai është një shok dhe jam me të vërtetë i lumtur që e kam gjetur këtu dhe kam kontakte me të çdo ditë”. 

 

(Kosova Sot)