Wilmbeldoni ndryshon rregullat për t'i shmangur meçet dërrmuese

  • 19 October 2018 - 19:01
Wilmbeldoni ndryshon rregullat për t'i shmangur meçet dërrmuese

Organizatorët e turneut të Wimbledonit, një prej takimeve më prestigjioze të tenisit botëror, vendosën të aplikojnë ndryshime për t’iu dhënë fund përballjeve “tie break”.

Ideja revolucionare në ngjarjen britanike parashikon futjen e një “tie break” në setin e pestë, që do të luhet në shifrat 12-12.

Në këtë mënyrë, autoritetet angleze kërkojnë t’iu vendosin limit ndeshjeve maratonë, që cenojnë programin për sfidat pasardhëse, çorientojnë tifozët dhe kufizojnë transmetimet televizive.

Për nostalgjikët e sfidave ekstreme ka vend për një ndeshje në veçanti, të luajtur mes Ajner dhe Mahut, e cila zgjati 11 orë e 5 minuta dhe u luajt me ndërprerje në harkun e 3 ditëve.

Ashtu siç shpjegoi Filip Bruk, president i shoqatës që organizon turneun e “Wimbledon”-it, vendimi u mor në bashkëpunim me arbitrat dhe tenistët elitarë, pas një analize për 20 vitet e fundit të aktivitetit.

 

(Kosova Sot)