Erzen Rrustemi po përgatitet intensivisht për meçin e radhës
Boksieri shqiptar, Erzen Rrustemi, po bënë përgatitje intensive për meçin e radhës.
Shumë shpejt pritet të bëhet i ditur kundërshtari i Rrustemit, dhe vendi i zhvillimit të meçit.
Ai e ka postuar një video në Facebook, ku shihet duke ushtruar përpara duelit të radhës, Rrustemi duket në formë të mirë dhe më se i gatshëm për ballafaqim.
Rrustemi, i cili prej vitesh jeton e vepron në Zvicër, nga 16 mars 2017 është bërë dy herë kampion i botës në pesha të rënda të boksit profesionist (WBF).
I ka të zhvilluara 13 duele ku të gjitha i ka të fituara, 11 prej tyre i ka të fituara me KO. Sa i përket ligës profesionale në peshat e renda, Erzen Rrustemi është numër një para gjithë boksierëve shqiptarë në botë.
(Kosova Sot)