Martial ende e ka në mendje largimin nga United

  • 20 October 2018 - 10:18
Martial ende e ka në mendje largimin nga United

Kontrata e francezit skadon në verën e ardhshme.

Anthony Martial është duke e shikuar opsionin e largimit nga Manchester United, duke kërkuar më shumë hapësirë për të luajtur, transmeton.

Martial do të jetë pa kontratë në verën që vjen, mirëpo klubi po tenton që ta vazhdojë kontratën e tij edhe për një vjet që të mos e lërë si lojtar të lirë.

Agjenti i Sulmuesit gjatë kësaj vere e zbuloi se lojtari dëshiron largimin nga “Old Trafford”, dhe diskutimet e fundit duket se nuk e kanë ndryshuar idenë e lojtarit. 

 

(Kosova Sot)