Holanda rrezikon kualifikimin në “EURO 2016”

  • 03 September 2015 - 23:43
Holanda rrezikon kualifikimin në “EURO 2016”

Holanda ka pësuar humbje në shtëpi nga Islanda me rezultat minimal 1:0 duke i minimizuar gjasat për një kualifikim të dretpërdrejtë në Europian

Golin e vetëm për Islandën e shënoi Gylfi Sigurdsson në minutën e 51 nga penaltia.

Holandezët në pjesën e parë mbetën pa Robbenin i cili u lëndua si dhe pa Bruno Martins Indin që u ndëshkua me karton të kuq.

Pas xhiros së shtatë në grupin A, prinë Islanda me 18 pikë e pasuar nga Çekia me 16. Holanda është e treta me 10 pikë një më shumë se Turqia në vendin e katërt dhe duhet të luftojë me turqit për këtë pozitë që dërgon në play-off.